Ballina Bota

AUSTRI – Samit ”plastik” për ruajtjen e mjedisit

VJENË, 13 janar /ATSH-APA/ – Qeveria austriake dëshiron të zvogëlojë sasinë e mbeturinave plastike dhe synon të ndalojë tërësisht çantat plastike deri në vitin 2020.

Por, kjo ide është kritikuar ashpër nga zinxhiri i supermarketeve, përfaqësuesit e të cilëve thonë se ndryshimi nuk mund të bëhet kaq shpejt.

Dhe, për ta zbutur këtë gjë, qeveria do të organizojë një samit të ashtuquajtur ”plastik”.

Zëdhënësja e Dhomës Ekonomike të Austriasë (WKOE) Iris Thalbauer, që foli në radion kombëtare austriake ”Oe3”, tha se duhet të ketë periudha më të gjata tranzicioni për artikujt e porositur tashmë ose të blerë.

OJQ-ja mjedisore ”Greenpeace” tha se ndalimi i qarkullimit të qeseve nuk ishte i mjaftueshëm dhe se shishet e plastikës duhet të zëvendësohen me shishe qelqi./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Ekonomia në trajektore rritëse
Artikulli tjetërFOTO/ “South Outdoor Festival”, Goro: Promovim fantastik i bregut të jugut