PARIS, 12 janar /ATSH-AFP/ – Një shpërthim i fortë ndodhi sot rreth orës 09:00 në zonën 9 të Parisit duke plagosur shumë persona dhe duke thyer xhamat e dhjetëra vitrinave, njoftuan burime që përputhen, nga prefektura, policia dhe gazetarët.
”Një zjarr në një biznes pasoi me një shpërthim të fuqishëm”, thanë burime nga prefektura dhe policia.
Pista e rrjedhjes së një sistemi gazi është më e mundshmja deri tani./ a.jor.













