TIRANË, 11 Janar /ATSH/ – Krijimi i një rrjeti efikas për informimin e Diasporës për politikat dhe veprimtarinë e administratës shqiptare në lidhje me Diasporën, ishte në qendër të mbledhjes së radhës së grupit ndërinstitucional të punës për plan-veprimin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.
Ministri i Shtetit për Diasporën vuri në dukej se nevojitet ofrimi i një informacioni të plotë mbi shërbimet që shteti shqiptar ofron për shqiptarët e Diasporës.
E pranishme në këtë takim ishte edhe ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila u ndal tek figura e mjekëve shqiptarë të suksesshëm në botë.
Ministrja tha se ky komunitet mjekësh shqiptarë, jo vetëm po kontribuon në vendet ku është vendosur, por po luan një rol të madh në përfshirjen e dhe mbështetjen e mjekëve të rinj.
“Përvoja e tyre në vendet europiane dhe më gjerë është shumë e rëndësishme që të jetë e pranishme edhe në Shqipëri dhe kjo mund të realizohet nëpërmjet trajnimeve, seminareve dhe konferencave që duhet të realizohen në Shqipëri”, tha ajo.
Qëllimi i punës së këtij grupi ndërinstitucional është vlerësimi i cilësisë së faqeve të internetit të institucioneve shtetërore për informacion të detajuar për komunitetet shqiptare jashtë vendit duke bërë të mundur hapjen e një seksioni që i kushtohet kësaj teme në faqet elektronike zyrtare.
/gj.mima/j.p/















