BUKURESHT, 11 janar /ATSH-ANSA/ – Është një moment i rëndësishëm për Rumaninë, që është në mandatin e saj të parë si presidente e Këshillit Europian dhe ne do të përpiqemi me gjithë angazhimin tonë për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të forcuar rolin tonë në Europë, deklaroi presidenti rumun, Klaus Iohannis në një takim me presidentin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker me rastin e fillimit zyrtar të presidencës rumune të BE-së.
Presidenti u përqëndrua në axhendën që do të angazhojë Rumaninë në gjashtë muajt e ardhshëm, sidomos me daljen e Britanisë së Madhe nga BE, votimet europiane të majit, ekuilibrin politik midis shteteve anëtare dhe ndarjen e vlerave europiane në politikën e brendshme të shteteve anëtare./ /os/ a.jor.












