Ballina Flash

Shkodër/ Vijon puna për hapjen e rrugës Kir-Prekal

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Në Njësinë Administrative Pult në bashkinë e Shkodrës, një nga zonat më malore, vijon puna për hapjen e rrugës Kir-Prekal.

Puna është vështirësuar nga trashësia e dëborës, e cila ka arritur deri në 70 cm. Pavarësisht kësaj, është përparuar në drejtim të zhbllokimit të lëvizjes së mjeteve dhe njerëzve drejt Shkodrës./m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTarifa 100% ndaj Serbisë, Rama: Klithmë e një vendi të lënë në izolim
Artikulli tjetërProgresi i Shqipërisë, i rëndësishëm për rajonin dhe BE-në