TIRANË, 10 janar/ATSH/ Në Njësinë Administrative Pult në bashkinë e Shkodrës, një nga zonat më malore, vijon puna për hapjen e rrugës Kir-Prekal.
Puna është vështirësuar nga trashësia e dëborës, e cila ka arritur deri në 70 cm. Pavarësisht kësaj, është përparuar në drejtim të zhbllokimit të lëvizjes së mjeteve dhe njerëzve drejt Shkodrës./m.z/e.caushi/
