Reshjet e dëborës, MB apel qytetarëve për pastrimin e çative

TIRANË, 10 janar/ATSH/ – Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku u shemb streha e një pike karburanti, u ka bërë thirrje banorëve që të pastrojnë çatitë nga bora, në mënyrë që të mos shemben.

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi bën me dije se “të gjithë subjekteve private, banorëve dhe qytetarëve, në të gjitha zonat e prekura nga dëbora, të cilët disponojnë banesa ose biznese të mbuluara me çati jorezistente, ose të papërshtatshme me mbajtjen e peshës së dëborës, të marrin masa të menjëhershme për pastrimin e tyre me qëllim parandalimin e ngjarjeje të tilla tragjike”.

Ditën e sotme në hyrje të qytetit të Shkodrës, bora ka shembur strehën e një karburanti, ku si pasojë një person ka humbur jetën. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.