Ballina Flash

Mosdekretimi i Cakajt, Patozi: Argumentet e Metës, jo bindëse

TIRANË, 10 janar/ATSH/ – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi reagoi sot pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

I ftuar në një studio televizive, Patozi e cilësoi refuzimin e dekretimit nga ana e Presidentit si një shkelje të traditës kushtetuese, duke i cilësuar argumentet e Metës si “jo bindëse”.

“Në një Shqipëri ‘normale’, Presidenti thjesht është noterizues i Kryeministrit”, tha Patozi, duke e konsideruar Presidentin Meta “hipokrit, jo të ndershëm dhe udhëheqësin real të LSI-së. Profilet e ulëta nuk mbajnë dot goditjet politike. Gent Cakaj është i panjohur për mua. Cakaj dhe disa të tjerë, nuk duhet të jenë ministra”, tha Patozi, duke shtuar se “të qenit nga Kosova është konvencion, por jo vlerë e shtuar politike”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk kalon kriteret e Vetingut, shkarkohet kryetari i Gjykatës së Shkodrës
Artikulli tjetërBasha: Cakaj i papërshtatshëm për postin e ministrit të Jashtëm