TIRANË, 10 janar /ATSH-A. Fortuzi/ – Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura, janë të angazhuar maksimalisht në përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e dëborës në të gjithë vendin.
Mjetet e Forcave të Armatosura janë duke punuar me kapacitet të plotë për të hapur rrugët në zonën e Pukës.
Por edhe në zonën e Korçës, ku edhe pse ka një rënie të intensitetit të reshjeve, kompanitë e mirëmbajtjes, Prefektura dhe Emergjencat Civile kanë vëmendje maksimale për të normalizuar situatën.
Në këtë drejtim, kompanitë e mirëmbajtjes, vijojnë me hedhjen e kripës dhe pastrimin me intensitet të plotë. /a.g/





















