RAID – Arabia Saudite redukton ndjeshëm eksportimin e naftës

RIAD, 9 janar /ATSH-AFP/ – Arabia Saudite do të reduktojë në janar eksportet e saj të naftës me 10% në raport me nëntorin për të stabilizuar tregjet, njoftoi të mërkurën ministri i Energjisë e këtij gjiganti të prodhimit të arit të zi.

“Mbretëria Saudite, eksportuesi i parë në botë i naftës, do të reduktojë eksportet e saj me 800 000 fuçi në ditë (fnd) duke arritur 7,2 milionë fuçi në janar kundrejt 8 milionë fnd që ishte në nëntor”, theksoi ministri Khalid al-Falih. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.