Ballina Bota

AUSTRI – Rënie e ndjeshme e azilkërkuesve

VJENË, 9 janar /ATSH-APA/ – Numri i azilkërkuesve në Austri ra në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2018, krahasuar me vitin paraprak, ku midis janarit dhe dhjetorit 2017 u paraqitën 24 735 kërkesa për azil, sipas shifrave nga Ministria e Brendshme austriake, e cituar gjithashtu edhe nga gazeta ”Oesterreich”.

Në vitin 2018 kishte 13 400 aplikime, që ishte një ulje prej 45,8 %

Në vitin 2015, në Austri ka pasur 88 340 kërkesa për azil.

Duke krahasuar vendet e origjinës, më shumë aplikime erdhën nga sirianët, 3 307.

Në vitin 2018, 7 356 sirianë kërkuan azil, një ulje prej 55%.

Më 31 dhjetor 2018, kishte ende 38 053 raste të aplikimit të hapur, prej të cilave 30 518 ishin të hapura në shkallën e dytë, ndërsa në fund të vitit 2017 pati 56 304 raste./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/Bllokohet nga dëbora, infermierja e ndihmon të sjellë në jetë fëmijën në banesë
Artikulli tjetërFOTO/ Reshjet e dëborës në Kukës, punime intensive për pastrimin e rrugëve