Ballina Bota

SHËNDETËSI – Noti ndihmon në zhvillimin e bebeve

ANKARA, 7 janar /ATSH-AA/ – Dihet botërisht se sa noti sjell dobi për trupin e njeriut, veçanërisht kur është fjala për fëmijët.

Ka prindër të shumtë që regjistrojnë fëmijët në  sportin e notit dhe besojnë se kontribuon në inteligjencën, balancimin, koordinimin dhe aftësitë perceptuese të fëmijëve dhe në përgjithësi ndikon pozitivisht në zhvillimin e tyre.

Gjithnjë e më i madh është numri i prindërve të cilët regjistrojnë fëmijët në not, madje ka edhe bebe dymuajshe.

Përveç kësaj, noti kontribuon ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve midis prindërve dhe fëmijës.

Noti gjithashtu rekomandohet edhe për fëmijët me autizëm si dhe për fëmijët me nevoja të tjera të veçanta.

Pediatrja turke Elif Asena Kiliç thotë se noti është shumë i dobishëm për fëmijët, duke shtuar se sa më parë që fëmijët njihen me notin aq më e dobishme është për ta.

“Është shumë e rëndësishme që zhvillimi i muskujve, aktiviteti fizik dhe zhvillimi social i fëmijës të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Fëmijët që notojnë më parë do të jenë një hap përpara moshatarëve të tyre”, thotë Kiliç.

Ajo gjithashtu shtoi se noti ka efekte pozitive kur është fjala për ushqimin dhe problemet e gjumit tek fëmijët./ /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKujtesë për 137-vjetorin e lindjes së Fan Nolit
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Trump: ”Apple” duhet të prodhohet në SHBA