TEKNOLOGJI – Trump: ”Apple” duhet të prodhohet në SHBA

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se nuk është i shqetësuar për Apple, pas ”zhytjes” së aksioneve të tij në Wall Street dhe pas alarmit të Kinës.

”Apple’ prodhon produktet e saj në Kinë. Kina përfiton nga ‘Apple’ më shumë se ne. ‘Apple’ duhet të prodhohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi presidenti Trump.

Të premten, kolosi ”Apple” u mbyll në bursën e Wall Street-it me 10% humbje.

“Kjo do të jetë prova e vërtetë për Tim Cook”, thanë disa analistë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.