Ballina Bota

ITALI – Fluturimi i parë Romë-Ankara pas 60 vitesh

ROMË, 7 janar /ATSH-ANSA/ – Pas 60 vitesh, do të niset këtë mbrëmje nga aeroporti “Roma Fiumicino” fluturimi i parë direkt për në kryeqytetin turk Ankara, sipas kompanisë ajrore “Turkish Airlines”.

“Turkish Airlines” do të paraqesë rifillimin e kësaj linje historike me një ceremoni që do të zhvillohet në Romë para nisjes së avionit që parashikohet në orën 21:55.

Deri tani, “Turkish Airlines” operonte 131 fluturime direkte në javë drejt tetë destinacioneve italiane nga dy aeroporte të Stambollit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Joe Biden kandidat për presidencialet 2020?
Artikulli tjetërGJERMANI – Elektriciteti nga energjitë e rinovueshme arrin qymyrin për herë të parë