TIRANË, 7 janar/ATSH/ – Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për bursa, për shkëmbime akademike të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, në Poloni.
Bëhet fjalë për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019, ku bursa përfshin modalitete si shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie ndërsa kohëzgjatja e bursave është një javë, 5 ditë mësimdhënie dhe 2 ditë udhëtim.
Lidhur me fushat e studimit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni ofron shkëmbime në financë, kontabilitet apo biznes. Bursat përfshijnë kompensimin ditor 140 euro në ditë dhe kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Afati për të aplikuar është data 10 janar ndërsa dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. /z.tosku/j.p/























