Ballina Flash

Rikthehet në atdhe kontingjenti i 3-të shqiptar në Letoni

TIRANË, 4 Janar /ATSH/ – Kontingjenti i 3-të shqiptar për shkatërrimin e armëve shpërthyese u kthye në atdhe pas shërbimit 6-mujor në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.

Kontingjenti i EOD, kishte për detyrë të mbështesë grup – batalionin me EOD në asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara “IEDD”, asgjësimin e municioneve, eksplozivëve konvencionale, si dhe kontrolli i rrugë kalimeve, në prezencë të kurtheve eksplozive, minave dhe municioneve të pa plasura.

Ky kontingjent, arriti që për 6 muaj rresht, në vartësi të grup – batalionit në Letoni, të përmbushë me sukses çdo detyrë të ngarkuar.

Ndërsa kontingjenti i radhës EOD ka marrë detyrën për të shërbyer 6 muaj në Camp Ādaži.

/gj.mima/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO- Dibër, të gjitha rrugët nacionale dhe rurale të kalueshme
Artikulli tjetërPunimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH sqaron si devijohet trafiku