Ballina Aktualitet

Rama publikon videon nga mbyllja e lojërave të fatit

PA KOMENT

Posted by Edi Rama on E enjte, 3 Janar 2019

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga qeveria shqiptare, nga 1 janari 2019 të gjitha pikat e basteve dhe lojërave të fatit në vend janë mbyllur.

Kjo nismë e sanksionuar tashmë me ligj është mirëpritur masivisht nga qytetarët, por padyshim që ka qenë më e vështirë përballja me një vendim të tillë për personat që janë “zënë” në grackën e lojërave të fatit.

Në një video satirike të publikuar nga Kryeministri Edi Rama, i mëshohet pikërisht dëmit që shkakton ky ves te rinia shqiptare dhe ekonomia familjare në tërësi.

Me hyrjen në fuqi në 1 janar, të ligjit për ndalimin e lojërave të fatit, një aktivitet i tillë nuk do të ushtrohet më në asnjë pjesë të territorit shqiptar. /m.m/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Rehabilitohet pas 60 vitesh blloku i banimit në rrugën e “Osmëve” në Sauk
Artikulli tjetërRUSI – 37 viktima pas shpërthimit të gazit në një bllok apartamentesh