TIRANË, 2 janar /ATSH/ – E tepruat me ushqimet ditët e festave. Tani ndiheni të shëndoshë të fryrë dhe sigurisht pak në faj. Gjëja që secili prej nesh do të donte është që t’i heqim sa më parë ato kilogramët e padëshiruara që na i dha gjeli i detit. Për ata që i urrejnë dietat drastike kemi një lajm të mirë.
Detox është ajo që ju duhet. Detox nuk është nga ato dietat e rrepta që askush nuk i dëshiron, detox është thjesht një ndërrim strategjie. Në vend të gjelit të detit apo panetonit, duhet konsumuar zarzavate dhe drithëra, e në vend të verës apo pijeve me gaz, duhet konsumuar uji. Ja disa këshilla konkrete se si duhet bërë detox.
Ujë dhe kripë. Konsumoni patjetër 2 lita ujë në ditë ose 8 gota. Uji do të pastrojë trupin tuaj nga toksinat dhe do të bëjë të mundur gjithashtu eliminimin e celulitit. Kripa e tepërt në trup do të dalë me konsumimin e ujit.
Fibrat luajnë një rol të rëndëishëm në pastrimin e zorrëve. Sipas dietologëve një njeri duhet të marrë çdo ditë 25-30 gramë fibra në ditë. Ushqimet që përmbajnë fibra janë: lakra, selinoja, patatja e ëmbël, karrota, frutat e thata.
Hudhra është një prej ushqimeve magjike që duhet konsumuar. Ajo ndihmon enzimat në mëlçi për të filtruar helmet e tepërta. Gjithashtu ndihmon në sistemin kardiovaskular të trupit.
Limoni është një ndër detoksikuesit më të mirë. Vetëm disa pika limon në një gotë me ujë, do t;ju bëjë që të mbusheni me vitaminë c dhe me zero kalori.
Përveç këtyre që përmendëm më lart duhet të bëni një herë në javë një dietë që përmban vetëm ujë, perime dhe fruta. /a.a/ /a.g/















