“Interi” përgatitet të blejë mbrojtësin e “Mançester Junajtid”

TIRANË 2 janar /ATSH/- “The Sun”  nga Anglia, raporton se skuadra e “Interit” po përgatit një ofertë për anësorin e majtë të “Mançester Junajtid”, Eshli Jang.

Siç raporton tabloidi britanik, drejtuesit zikaltër kanë gati një kontratë dy-vjeçare për Jangun, dhe po provojnë ta marrin mbrojtësin me parametra zero.

Deri më tani, “djajtë e kuq” nuk kanë arritur të rinovojnë kontratën me 33-vjeçarin, dhe ai tashmë është i lirë të flasë me klubet e tjera për një para-kontratë.

Edhe pse në një moshë të madhe, kontrata 2-vjeçare duket e përshtatshme për drejtuesit e “Interit’, për sa i përket kohëzgjatjes, pasi Jang ka treguar një formë mjaft të mirë fizike.

Këtë vit ai ka qenë një lojtar i rregullt në formacionin e “Junajtid”. /o.l/./a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.