Ballina Bota

SIDNEJ – Policia sekuestron 900 kilogramë heroinë

SIDNEJ, 28 dhjetor /ATSH-DPA/- Marina Mbretërore Australiane deklaroi se kishte kapur më shumë se 900 kilogramë heroinë me vlerë rreth 279 milionë dollarë (197 milionë dollarë amerikanë) në një operacion ndërkombëtar detar gjatë Krishtlindjeve në Detin Arabik.

‘’Ekuipazhi i fregatës ‘Australiane HMAS Ballarat’ zbuloi lëndë narkotike gjatë një kontrolli në dy anije peshkimi, në ujërat ndërkombëtare në ditët përpara Krishtlindjeve’’, theksuan autoritetet në një deklaratë.

Sasia e kapur u shkatërrua në det si pjesë e operacionit ‘’Manitou’’, një koalicion i udhëhequr nga 32 shtete që luftojnë kundër trafikimit të drogës dhe trafikimit të armëve.

Që nga krijimi i operacionit ”Manitou” në vitin 2014, marina e Australisë ka arritur të kapë shtatë tonë heroinë dhe 38 tonë kanabis sativa me vlerë më shumë se pesë miliardë dollarë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Studentët presin zgjidhje vetëm nga ne
Artikulli tjetërRama: Fati dhe mallkimi ynë që të adresojmë problemet e njerëzve