TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ – Bashkia e Shkodrës ka startuar me një nismë të re në Qendrën Komunitare Multifunksionale “Për Familjen” në lagjen nr. 4 të qytetit.
Nga dita e sotme, do të ketë një shërbim të ri mense për fëmijët, kryesisht të komunitetit rom. Iniciativa mundësohet nga “Foodbank” dhe fondacioni “Fjala”, të cilët bashkëpunojnë prej vitesh me bashkinë e Shkodrës.
Do të jetë rreth 30 fëmijë, të cilët çdo ditë do të shërbehen me një vakt – drekë ose darkë, përveç mundësive të tjera që ofron kjo qendër. /a.g/























