Ballina Bota

SEUL – Hakerohen emrat e 1 000 dezertorëve koreano-veriorë

SEUL, 28 dhjetor /ATSH-DPA/- Informacionet personale të rreth 1 000 dezertorëve të Koresë së Veriut drejt Koresë së Jugut, u zbuluan në një kompjuter që u hakerua në një qendër rivendosjeje shtetërore, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Emrat, datat e lindjes dhe adresat e 997 desertorëve të Koresë së Veriut u arritën të hakerohen nëpërmjet një kompjuteri personal, theksoi Ministria koreano-jugore e Bashkimit.

“Në atë kompjuter ekzistonte një skedar që përmbante informacion personal të dezertorëve të Koresë së Veriut. Një hetim i mëtejshëm është në proces për të përcaktuar se kush e bëri sulmin kibernetik dhe nga ku”, shtoi ministria./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrand gala e fundvitit bashkon artistët në teatrin “Skampa”
Artikulli tjetërRama rikthen Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, emëron Spiropalin