Ballina Bota

SPANJË – Vizitë e papritur e Sanchez pranë trupave spanjolle në Mali

MADRID, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez zhvilloi sot një vizitë surprizë në Mali për të takuar trupat spanjolle të stacionuara në vend, njoftuan shërbimet e tij.

Socialisti takoi në Bamako homologun e tij Soumeylou Boubeye Maiga përpara se të vizitonte kampin e Koulikoro, rreth 60 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Malit, ku janë vendosur trupat spanjolle si pjesë e misionit europian për krijimin e ushtrisë së Malit.

‘’Prania juaj ndihmon jo vetëm stabilitetin e rajonit por edhe  forcimin e sigurisë së Spanjës dhe të gjithë Bashkimit Europian’’, deklaroi Pedro Sanchez në prani të trupave spanjolle, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni spanjoll./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Londra e shqetësuar nga prania e ”Huawei” në 5G-në britanike
Artikulli tjetërPunësim sipas meritokracisë, nuk ka mungesë mjekësh e infermierësh