SHKUP, 27 dhjetor /ATSH-MIA/ – Sonte qyteti i Shkupit do të përfshihet nga “Tornado”, pasi grupi legjendar i muzikës rock “Elita 5”, plot 30 vite në skenën muzikore do të paraqitet në Shkup me koncertin madhështor, me hitet e tyrе dhe albumin më të ri të titulluar sipas erës së fuqishme.
“Elita 5”, grup i themeluar në vitin 1988, i përbërë nga 6 pjesëtarët nga Tetova, numëron 8 albume dhe dhjetëra këngë hite si “Al Kapone”, “Nuk jam unë diktator”, “Fol, vetëm fol” dhe e fundit e hedhur në treg para dy muajsh, “Tornado”.
Janë 8-9 albume edhe mbi 70 këngë” të kompozuara dhe të kënduar nga ata.
Të kërkosh nga “Elita 5”, se cila është kënga e tyre e preferuar, është njësoj si të bësh diferencë tek fëmijët, megjithatë, ata thonë se ”ajo që i vuri vulën këtij grupi, mbetet kënga “Al Kapone”.
Anëtarët e grupit, Mevaip Mustafi ( kitarë), Besim Ibraimi (bateri), Arif Ziberi (vokal), Agron Idrizi (kitarë bas), Nexhat Mujovi – Virusi (organo- producent), premtojnë mbrëmje të paharrueshme ndaj adhuruesve të tyre në prag të festave të fundvitit.
Koncerti do të mbahet në Teatrin Popullor të Maqedonisë në orën 20:00./ /os/ a.jor.












