Ballina Flash

Kuçovë, punësohet pasi aplikon tek Zyra e Punës

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ – Klementina Luzi pas aplikimit pranë Zyrës Vendore të Punësimit në Kuçovë u punësua pranë një subjekti.

Klementina Luzi përfundoi arsimin e lartë dhe studimet Master profesional në degën Gjuhë-Letërsi Italiane me profil Minore.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë të ditur se pas regjistrimit pranë Zyrës së Punës Kuçovë si punëkërkuese e papunë u realizua ndërmjetësimi i saj në punë si përgjegjëse zyre pranë subjektit “Edjana shpk”.

Modernizmi i Zyrave të Punës ka mundësuar shërbim më të mirë për qytetarët. z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – ‘’Vinci Airports’’ merr kontrollin e ‘’Gatwick’’ për 3,22 miliardë euro
Artikulli tjetërMUZIKË – ”Tornado” e ”Elita 5” përfshin Shkupin