DAMASK, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën sot ambasadën e tyre në Damask, sinjal i një përmirësimi të mundshëm të marrëdhënieve mes shteteve arabe dhe qeverisë së Bachar al-Assad.
Ky vendim vjen në një moment kur forcat proqeveritare siriane të mbështetura nga dy aleatët, Irani dhe Rusia kontrollojnë sot gati dy të tretat e vendit të shkatërruar nga lufta, duke kurorëzuar fitore pas fitore përballë rebelëve dhe grupeve xhihadiste.
Siria u anashkalua nga bota arabe që nga fundi i 2011 dhe disa shtete, kryesisht ato të Gjirit, tërhoqën ambasadat e tyre për të protestuar kundër represionit të kryer nga qeveria e Damaskut kundër protestave pro demokracisë./ /v.b/ a.jor.





















