Ballina Bota

ATHINË – Dy të plagosur pas shpërthimit pranë një kishe

ATHINË, 27 dhjetor /ATSH-ANA/ – Një bombë artizanale shpërtheu sot jashtë një kishe në Kolonaki, në Athinë, duke plagosur dy persona, njoftuan burime të policisë.

Bomba shpërtheu në orën 07:10 dhe sipas burimeve, ajo ishte e përbërë nga dy kuti me lëndë djegëse, tela dhe një orë.

Bomba plagosi policin që po ekzaminonte kutinë si dhe një punonjës të kishës./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“The Independent”: Një guidë për qytetin e Tiranës
Artikulli tjetërKosovë – Takim tjetër koordinues për dialogun me Serbinë, të pranishëm edhe ambasadorët e Quint-it