Ballina Flash

Rita Ora festoi Krishtlindjen me valle shqiptare

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ – Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e tregon gjithmonë me krenari prejardhjen e saj shqiptare.

Këtë e ka vërtetuar edhe një herë me një video të postuar nga nëna e saj Vera për Krishtlindje.

Rita kërcen nën ritmet e këngës së njohur të Shpat Kasapit ‘Valle kosovare’ dhe duket shumë atraktive, teksa kërcen dhe mban në dorë një shami të kuqe.

Ndër të tjera ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Ritën pasi dhe albumi ”Phoenix” është në top listën e këngëve më të dëgjuara. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinancim 100% dhe bursë 10 mijë lekë për studentët me mesatare mbi 9
Artikulli tjetërFOTO/ Kisha e Shën Kollit në Sarandë, në “Rrugët e besimit”