Ballina Flash

Qeveria përgjysmon tarifat për të gjithë studentët

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH-Maela Marini/ Qeveria vendosi sot një mundësi të barabartë për të gjithë studentët, duke marrë përsipër pagesën e 50% të tarifës së regjistrimit drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Kjo tarifë regjistrimi para këtij vendimi paguhej e plotë nga vetë studentët.

Vendimi i qeverisë u bë i ditur sot nga Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për disa ndryshime në vendimin nr. 288, datë 21.5.2018 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, i ndryshuar.

Kryeministri theksoi se sipas këtij vendimi “studentët aktualë, për pjesën e mbetur të këtij vitit akademik, edhe ata me nota 4 dhe 5, nuk do paguajnë, por do të paguaj buxheti i shtetit për ta”.

“Vitin e ardhshëm akademik, ata që nuk do të kenë mesatare 6 e sipër, humbasin çdo mbështetje financiare”, tha Rama. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinancim 100% të tarifës dhe bursë 10 mijë lekë për kategoritë me ndihmë ekonomike dhe grupet në nevojë
Artikulli tjetërKontroll antiplagjiaturë disertacioneve për gradat shkencore