Ballina Flash

29 dhjetor, një festë e veçantë për njerëzit në nevojë

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ – Në këtë periudhë të veçantë të vitit qytetarët solidarizohen duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka menduar t’i bëjë festat më të ngrohta veçanërisht për fëmijët, gratë dhe të moshuarit pa përkrahje në institucionet e kujdesit social, përmes një aktiviteti të veçantë që do mbahet më 29 dhjetor.

“Për fëmijët pa kujdes prindëror, për fëmijët me aftësi ndryshe, të moshuarit e vetmuar, gratë viktima të dhunës dhe trafikimit. Eja edhe ti në 29 dhjetor në 29 Qendrat e Kujdesit Social. Festojmë sëbashku me ata që kanë nevojë, festat duan dashuri”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerat, javë artistike festash në Teatrin e Kukullave
Artikulli tjetërRivendoset në punë transformatori në nënstacionin e Korçës