Ballina Flash

Dialogu Kosovë – Serbi, Thaçi: Marrëveshje gjithëpërfshirëse

PRISHTINË, 24 dhjetor /ATSH/ – Presidenti Hashim Thaçi bisedoi sot me kryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka porositur se së bashku do të koordinohen përgjatë gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe këtë moment të krijuar do ta shfrytëzojmë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.

“Për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme që ne ta forcojmë edhe më shumë unitetin e krijuar politik. Si President i Kosovës, i falenderoj kryesuesit e Ekipit Negociator për gatishmërinë që të marrin përgjegjësi dhe u bëj thirrje edhe një herë të gjitha subjektet politike, që të bashkohen dhe të flasin me një zë për Kosovën”, tha Thaçi. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Shpërthen Etna, mbi 130 tronditje sizmike dhe bllokohet trafiku ajror
Artikulli tjetërGjiknuri uron Krishtlindjen me pamje nga investimet në infrastrukturën rrugore