Ballina Bota

GREQI – Kotzias kërcënohet sërish me vdekje

ATHINË, 21 dhjetor /ATSH-ANA/ – Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias mori një telefonatë nga një person i panjohur që e kërcënoi se do t’i merrte jetën, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

Telefonuesi, i cili telefonoi nga një linjë e hapur, tha se Kotzias do të ekzekutohej.

Ish-ministri ka marrë kërcënime të ngjashme edhe në të kaluarën për shkak të pozicionit të tij në çështjen e emrit të Maqedonisë.

Një prej rasteve ishte marrja, nëpërmjet postës, e një zarfi që përmbante plumba./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBylykbashi në Kuvend: T’i hapim rrugë sot vetingut në politikë
Artikulli tjetërHysi: Vetingu në politikë nga SPAK