VJENË, 20 dhjetor /ATSH-APA/ – Ministri i Brendshëm austriak, Herbert Kickl (Partia e Lirisë, e djathtë, FP) kërkoi që refugjatët të mbërrijnë në Europë me ndihmën e trafikantëve, të mos marrin azil në Austri.
Në një intervistë për televizionin kombëtar, ORF, Kickl tha se kushdo që mund të dëshmohet se ka përdorur trafikantët duhet t’i refuzohet kërkesat e tyre për azil.
Ai shtoi se ligjet duhet të ndryshohen në përputhje me rrethanat.
“Ky është drejtimi ku duhet të shkojmë. Nuk është e drejtë që dikush që mund të përballojë financiarisht një trafikant ka më shumë mundësi për azil se dikush që nuk mundet”, shtoi ai.
Kancelari Sebastian Kurz (Partia Popullore Konservatore, VP) komentoi në një mënyrë të ngjashme në televizionin ORF./ /os/ a.jor.























