Ballina Bota

SOFT NEWS – Putin: Të… martohem?

MOSKË, 20 dhjetor /ATSH-ANSA/- Të martohem?, pyeti presidenti rus, Vladimir Putin gjatë konferencës vjetore të shtypit, që u zhvillua sot paradite dhe ku ndodheshin 1 700 gazetarë.

”Unë jam një njeri për së mbari dhe herët a vonë do ta bëj”, siguroi shefi i Kremlinit.

”Në fakt, duhet ta bëj këtë gjë”, theksoi Putin.

Gjithçka ndodhi në fund të konferencës, kur një gazetar e pyeti se kur do të martohej dhe me cilën.

”Natyrisht, ju duhet të jeni i martuar dhe dëshironi që edhe unë të gjendem në të njëjtën situatë me tuajën”, u përgjigj Putin me shaka, pa shtuar shumë detaje./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSllovakia mbështet Shqipërinë për integrimin europian
Artikulli tjetërFOTO/ Pogradec, koncert festiv për nxënësit ekselentë të shkollave 9-vjeçare