Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e enjte, 20 dhjetor 2018

TIRANE, 20 dhjetor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Në mbrëmje vranësirat vijnë në shtim deri në të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me  intensitet të dobët në mbrëmje në bregdetin jugor dhe në pjesën veriore.

Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug. 1-8m/sek, e ndërsa në bregdet erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare deri 18m/sek.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 1/13 re diell
Kukës 1/5 re diell
Lezhë 0/12 re diell
Dibër -2/4 re diell
Durrës 3/16 re diell
Tiranë 3/15 re diell
Elbasan 5/13 re diell
Berat 1/16 re diell
Vlorë 4/15 re diell
Korcë -0/5re diell
Gjirokastër 2/13 re diell
Sarandë 6/18 re diell

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLëkundje sizmike në Jug të Shqipërisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20.12.2018