Lëkundje sizmike në Jug të Shqipërisë

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Jugu i Shqipërisë pasditen e sotme është goditur nga lëkundje sizmike. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, rreth orës 18:16 janë ndjerë lëkundje tërmeti, i cili ka rënë në detin Jon në një thellësinë 2 kilometra. Epiqendra ka qenë 14 km në jugperëndim të Borshit dhe 24 km në veriperëndim të Sarandës.

Lëkundjet janë ndjerë në Borsh dhe në Sarandë dhe forca goditëse ka qenë 2.9 ballë.

Nga tërmeti nuk raportohet për persona të lënduar dhe as dëme materiale. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në shtetin grek.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.