Ballina Aktualitet

Financimi i arsimit me 5% të PBB-së, objektiv afatgjatë

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ – Financimi i arsimit me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), është një prej pikave të parashtruara nga studentët në kërkesën e tyre drejtuar qeverisë.

Kryeministri Rama deklaroi gjatë dialogut me studentët e Universitetit Politeknik, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, se kjo pikë është e realizueshme si një objektiv afatgjatë.

“5% i buxhetit ka qenë një angazhim i vitit 2013, një ambicie e vitit 2013 dhe nuk e kemi realizuar dot për një mijë e një arsye. Në vitin 2017, nuk e kemi më këtë si program afatshkurtër, sepse është i pabëshëm. Në 2017, nuk e kemi më, sepse është një objektiv shumë afatgjatë dhe ndërkohë për shkak se kemi bërë një politikë shumë agresive të uljes së taksave për ata që fitojnë më pak dhe të shtrëngimit për ata që ishin mësuar të mos paguajnë faturat dhe arsyeja pse shumica e madhe e njerëzve thotë se janë rritur taksat është se nuk ka lidhje me taksat por ka lidhje me faktin që paguajnë ujë dhe drita. Prandaj, kjo nuk bëhet. Është e thjeshtë”, – tha ndër të tjera Rama.

/z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëtë vit akademik, përgjysmim tarifash për të gjithë studentët
Artikulli tjetërDialog për uljen e tarifave të masterit për studentët ekselentë dhe me ndihmë ekonomike