Të rinjtë shqiptarë pjesë e programit “Njihu me Amerikën”

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ – Një grup nxënësish të shkollës së mesme “Zihni Toska” në Berat vizituan Ambasadën amerikane nëpërmjet programit “Njihu me Amerikën”.

Ata u takuan me pjesëtar të personelit të Ambasadës për të mësuar mbi jetën e një diplomati, punën e përditshme në Ambasadë, si dhe programet e saj për rininë shqiptare.

Programi “Meet America” mirëpret në Ambasadë nxënës e studentë të shkollave të mesme ose të universiteteve për t’u takuar me diplomatë amerikanë dhe për të dëgjuar prezantime të shkurtra në fusha të ndryshme të kulturës amerikane, historisë së SHBA, arsimit, ekonomisë, marrëdhënieve SHBA / Shqipëri dhe politikës së jashtme të SHBA-së.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.