Ballina Bota

BM – Londra: Plan i ri për reduktimin e migracionit

LONDËR, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike botoi sot librin e saj të bardhë mbi sistemin e imigracionit që synon të aplikojë pas Brexit, vetëm 110 ditë larg ndarjes me BE-në që ka shqetësuar shumë meset ekonomike.

Ministri i Brendshëm, Sajid Javid, theksoi se “ky sistem i ri i migracionit, që do t’i japë fund lirisë së qarkullimit të qytetarëve europianë në Britaninë e Madhe, u përgjigjet dëshirave të britanikëve për kontrollin e kufijve”.

“Ky do të jetë një sistem migracioni unik, i bazuar mbi kompetencat dhe ekspertizën që mund të sjellin njerëzit, dhe jo mbi vendit e tyre të origjinës”, deklaroi Javid para publikimit të dokumentit./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANKARA – SHBA miraton shitjen e raketave ”Patriot” për Turqinë
Artikulli tjetërDokumenti final i Venecias, Bylykbashi: Ekselent, Manja: Opozita i sheh humbjet si fitore