Ballina Ekonomi

Reshjet e dëborës- ARRSH: Të gjitha akset kombëtare të kalueshme

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se situata e qarkullimit në akset kombëtare është nën kontroll, nuk ka pasur bllokim rruge në asnjë moment.

Sipas ARRSH-së, në akset Kukës – Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete të shumta. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në akset e Tropojës dhe në Bogë – Dedaj – Razëm, ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë.

Po punohet pa ndërprerje edhe në Qafë-Mali – Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm. Kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes.

Segmenti Mjedë-Pukë-Fushë-Arrëz është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë.
Segmenti Fushë-Arrëz-Fushë-Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar.

Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.

Në të gjithë qarkun Korçë ka pasur reshje bore. Borë ka pasur edhe në aksin Korçë – Ersekë, në Qafën e Qarrit.

Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë dhe ngricave në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë – Leli: Do kthejmë në investime dhe shërbime, çdo qindarkë të taksapaguesve
Artikulli tjetërKosova sot mot me dëborë, temperatura deri në -7 gradë celsius