Ballina Ekonomi

Malësi e Madhe/ Bashkia dëgjesë publike me banorët e Shkrelit

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Bashkia e Malësisë së Madhe organizoi sot “Llogaridhënien me Publikun” për banorët e Shkrelit, duke i dëgjuar kërkesat, mendimet dhe kritikat e tyre për qeverisjen e deritanishme.
Të pranishëm ishin kryebashkiaku Tonin Marinaj, administratori i Shkrelit Klodjan Sterkaj, kryetari i PS Malësi e Madhe Lulzim Zaraj si dhe disa përgjegjës të zyrave në bashkinë Malësi e Madhe.

Kryetari Marinaj foli për investimet që janë bërë deri tani në këtë zonë, si dhe për projektet që do të realizohen në të ardhmen, duke përfshirë: infrastrukturën, turizmin, ujësjellësin, arsimin.

/m.z/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Unaza e Re”, Basha: Mosveprimi i Prokurorisë – fundi i drejtësisë
Artikulli tjetërThelesklaf: Shqipëria progres kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit