Ballina Flash

FOTO/ Të rinjtë e Rrëshenit më pranë librit dhe leximit

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Lëvizja Kombëtare e Leximit këtë herë ‘udhëtoi’ drejt të rinjve të Rrëshenit për t’i pasuruar ata me dije, pasi dhe jashtë kryeqytetit ka lexues të apasionuar të cilët do bëhen lexues të përhershëm në të ardhem.

“Miqtë” e rinj tashmë janë gati për t’u takuar në lexime e rilexime. Për të gjithë lexuesit e apasionuar që mezi po presin t’i shtiejnë në dorë këto librat e rinj vendtakimi është biblioteka publike “Gjon Gazulli”.

Bibliotekës janë shtuar tituj të rinj për grup mosha të ndryshme me tregime dhe tituj interesant ku lexuesit e vegjël do kalojnë kohën e lirë në mënyrë produktive pranë leximit.

Bibliotekat publike dhe ato të shkollave marrin një rëndësi të madhe veçanërisht në qytetet periferike, ku edhe mundësitë financiare të prindërve për të blerë libra janë më të zbehta. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK zbardh vendimin për ish-prokurorin Troci, nuk kaloi vlerësimin e pasurisë dhe profesional
Artikulli tjetër“Interi” i ofroi Ikardin “Juventusit” verën e shkuar