Ballina Flash

Shkodër, mirëmbajtje dhe riparim rrugëve në njësitë administrative

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ – Mirëmbajtja dhe riparimi i rrugëve në njësitë administrative është në fokusin e punës së bashkisë së Shkodrës.

Sipas planifikimit, po punohet në Njësinë Administrative Rrethina, ndërsa aktualisht, në qendër të vëmendjes janë rrugët problematike në Bardhaj-Bleran.

Pas gërmimit dhe nivelimit, rruga shtrohet me çakull e stabilizant, duke e rrafshuar dhe niveluar.

Bashkia e Shkodrës po lehtëson kështu problemet, sidomos aty ku infrastruktura rrugore nuk ekziston apo nuk është vënë dorë prej dhjetëra vitesh.

Mirëmbajtja dhe riparimi i rrugëve në njësitë administrative ndikon edhe për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve e mjeteve edhe gjatë sezonit të dimrit./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTAJLANDË – Konfiskohen 18 milionë tableta metamfetaminë
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja për menaxhimin e stadiumit “Fadil Vokrri”