TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ – Adelina Kurti pas aplikimit pranë Zyrës Vendore të Punësimit në Librazhd u punësua pranë një subjekti.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë të ditur se pas intervistimit prej specialistëve, ajo u orientua për të punuar në një kompani që merret me prodhimin e tapicerive të makinave si dhe aksesorëve të brendshëm si: koka marshi, frena dore, timonë makinash, sedilje etj.
Modernizmi i Zyrave të Punës ka mundësuar shërbim më të mirë për qytetarët. /j.p/























