Ballina Flash

FOTO/ Gjirokastër, monitorime mbi gjuetinë e paligjshme

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ – Në Parkun Natyror “Zagoria” punonjësitë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Gjirokastër kanë kryer monitorime.

Objektivi është parandalimi i gjuetisë dhe mbrojtja e jetës së egër në këtë park, ku vlerat natyrore zënë një vend kryesor në thesarin e vlerave të tij.

Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Gjirokastër u bëjnë apel të gjithë dashamirësve të natyrës të kontribuojnë në parandalimin njëherë e përgjithmonë të  fenomenit kriminal të gjuetisë së paligjshme.

Parku natyror “Zagoria” shtrihet mes vargmaleve Shëndëlli, Lunxhëri, Bureto, Trebeshinë, Dhëmbël e Nemërçkë, më të mëdhenjtë dhe më të lartët në jugun e vendit. Zagoria ngjan brenda kësaj kurore malesh si një “perlë e rrallë natyrore”.

Një hijeshi marramendëse që nga malet e lartë, shkëmbinjtë e ashpër e të thepisur, oaze të gjelbra me pemë, lule e bar, vlerat e biodiversitetit, vlerat kulturore dhe shpirtërore që ka kjo zonë shtojnë pasionin, mjaftueshëm për të tërhequr në gjirin e saj shumë vizitorë e turistë të huaj. /a.a/j.p/

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Viti i Skënderbeut”, shfaqet në Budapest dokumentari për heroin kombëtar
Artikulli tjetërTAJLANDË – Konfiskohen 18 milionë tableta metamfetaminë