Ballina Bota

SOFT NEWS – Heisszeit fjala gjermane e vitit

WEISBADEN, 14 dhjetor /ATSH-DPA/- Fjala “Heisszeit” (“Koha e nxehtë”) është konsideruar fjala gjermane e vitit nga një panel linguistësh, theksoi Shoqata për Gjuhën Gjermane (GfdS).

”Fjala nuk i referohet vetëm valës së pandërprerë të ngrohjes që vendi përjetoi këtë vit, por edhe ndryshimeve klimatike”, sipas GfdS-së.

Përveç kësaj, ”Heisszeit” është një lojë fjalësh, pasi ajo rimon me “Eiszeit”, fjala gjermane për ”kohë akulloresh”, shtoi ajo.

Moti ekstrem mbizotëronte titujt e medias gjermanë për javë të tëra këtë verë.

Qeveria gjermane u detyrua të shtojë deri në 170 milionë euro në ndihmë federale për fermerët, fushata e korrjeve të të cilëve ishte prekur nga reshjet e pakta dhe temperaturat e larta.

Vitin e kaluar, fjala e vitit ishte “Jamaica-out” (“Jamaika-Aus” në gjermanisht), një referencë ndaj përpjekjes së dështuar për të krijuar një koalicion qeverisës me tri parti të ndryshme, ngjyrat e të cilave ishin të njëjta me ato të flamurit të Xhamajkës, e verdhë, jeshile, e zezë./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNATO, 51 milionë euro për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë
Artikulli tjetërPARIS – #WeEuropeans# apeli antinacionalist i ”Liberation”