Ballina Bota

PRAGË – Rreth 20% e popullsisë vuajnë nga sindroma ”burnout”

PRAGË, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Njëzet për qind e shtetasve çekë sot vuajnë nga sindroma “burnout” dhe “nuk janë në gjendje të përballojnë stresin emocional, mendor dhe fizik që rrjedh nga stilet moderne të punës”, është rezultati i një kërkimi shkencor të ri nga klinika psikiatrike e universitetit ”Charles” në Pragë.

Sipas studimit, njerëzit nga të gjitha grupmoshat, me lloje të ndryshme pune dhe seks të ndryshëm, preken nga sindroma, duke përfshirë menaxherët e lartë, punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, policët dhe gjykatësit.

”Edhe 12% e mjekëve, vuajnë nga efektet dobësuese të depresionit”, shtoi ”Prague Daily Monitor”./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Peskov: Një takim Trump-Putin i domosdoshëm
Artikulli tjetërGJERMANI – Parlamenti miraton një fond prej 5,5 miliardë eurosh për fëmijët