GJERMANI – Parlamenti miraton një fond prej 5,5 miliardë eurosh për fëmijët

BERLIN, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman miratoi sot një ligj që mundëson dhënien e 5,5 miliardë eurove duke filluar nga viti 2022 për të përmirësuar kujdesin ndaj fëmijëve.

Ligji i ri, i paraqitur nga ministrja për Familjen, Fraziska Giffey, hyn në fuqi në vitin 2019 dhe parashikon shpërndarjen e 500 milionë eurove në 16 shtetet e Federatës Gjermane në vitin e parë.

“Më pas do të jetë në dorë të shteteve të përcaktojnë se si këto para duhet të shpenzohen për sa kohë synimi kryesor është përmirësimi i përkujdesjes pedagogjike për fëmijët”, sipas ministres Giffey.

Probleme si investime të ulëta, mësues të paguar keq dhe mungesa e hapësirave kanë ndikuar në rënien e kujdesit të përditshëm për fëmijët në Gjermani./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.