Ballina Bota

MUZIKË – Vdes legjenda e xhazit, Nancy Wilson

UASHINGTON, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Nancy Wilson, legjenda e xhazit fituese e shumë çmimeve, me një karrierë të pasur të shtrirë në disa dekada, vdiq në moshën 81 vjeç.

Ajo vdiq të enjten në Kaliforni pas një sëmundje të gjatë, raportoi një komunikatë e publikuar në web-in  e saj.

Kënga e saj më e njohur, “(You Don’t Know) How Glad I Am”, e publikuar në 1964 u vlerësua me çmimin Grammy për regjistrimin më të mirë të vitit Rhythm & Blues.

Ajo fitoi gjithashtu dy çmime të tjera Grammys, një formë shpërblimi për artistët më të mirë amerikanë, në 2005 dhe 2007.

Wilson e përfytyronte veten ende që në moshë shumë të vogël rrjedhën që do të merrte jeta e saj. Kam kënduar pothuasje gjithnjë. Falenderoj Zotit për këtë dhuratë’’, ishte shprehuar ajo në radion publike NPR në 1994.

Në mesin e ndikimeve të saj muzikore, ajo citonte gjithashtu pianistin Nat King Cole./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFakulteti Histori-Filologji zbaton VKM-në, përjashtohen nga tarifat studentët ekselentë
Artikulli tjetërVlorë/ DRSH aktivitet sensibilizues kundër HIV/AIDS