TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Drejtoria Rajonale Shëndetësore Vlorë organizoi sot aktivitetin kundër HIV/AIDS, me nxënësit e klasave të 12-ta të shkollës “Mustafa Kemal Ataturk”.
STOP diskriminimit, ishte mesazhi i njërit prej grupeve konkuruese, pjesëmarrës në konkursin që u zhvillua në shkollën “Mustafa Kemal Ataturk” mes klasave të 12-ta.
Pas një shfaqjeje filmike me mesazhe sensibilizuese, startoi konkursi me: Gjetjen e fjalëve që mungonin në një tekst të lidhur me HIV/AIDS, lidhjen e figurës me fjalën kyçe, formimin e mesazheve të lidhur me HIV/AIDS nëpërmjet një pazëlli.
Në fund të aktivitetit u ndezën qirinjtë të kuq në formën e fjongos, e cila përkon dhe me simboliken e vetë sëmundjes.
Në fund të aktivitetit u shpërndanë certifikata për nxënësit pjesëmarrës dhe 5 libra për grupin fitues, të mundësuara nga qendra e gruas “Aulona”, e cila ishte bashkëpunëtore e aktivitetit. /m.z/e.caushi/































